Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Jil
Jil
1 Min Read

Një tërmet i fortë ka goditur Johanesburgun në Afrikën e Jugut ditën e sotme.

Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti ndodhi rreth orës 2:38 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte me magnitudë 5 në shkallën Rihter. Epiqendra ishte në provincën Gauteng, e cila është një nga zonat më të populluara të Afrikës së Jugut.

Mediet e huaja raportojnë se banorët i kanë ndjerë lëkundjet madje disa prej tyre kanë postuar foto në rrjete sociale ku shfaqeshin mure të plasaritura.

Muri i dëmtuar nga tërmeti
Tërmetet nuk janë të zakonshme në Afrikën e Jugut, ndaj këto lëkundje kanë shkaktuar panik te banorët.
Një tërmet me magnitudë 5.3 Rihter goditi një qytet minierash pranë Johanesburgut në gusht të vitit 2014.

Tërmeti i fundit i fortë që goditi Afrikën e Jugut ishte në vitin 1969 në Kepin Perendimor dhe kishte një magnitudë 6.3 në shkallën Rihter.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *