Lëkundje të forta tërmeti në Turqi. Mësohet se magnituda e tërmetit që goditi Turqinë Lindore ishte 5.3 ballë, tha Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej 11 km.
Epiqendra ndodhet 10 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatyas. Shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre nëpër rrugë dhe sheshe. Nuk raportohet për persona të lënduar.