Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë shtet, raportohet për 22 të vdekur

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën 22 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi Nepalin perëndimor të premten, i cili u ndje deri në Nju Delhi të Indisë. Të paktën 20 persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime, tha zyrtari i qarkut të Jajarkot, Suresh Sunar, për Reuters.about:blank

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se tërmeti ndodhi në orën 23:47 me orën lokale në rrethin Jajarkot të provincës Karnali. Jajarkot është rreth 500 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu. Pamjet e mediave lokale treguan fasadat e shkatërruara të shtëpive shumëkatëshe me tulla.

Lëkundjet u ndjenë në rrethet fqinje dhe deri në Katmandu, thanë banorët. “Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” i tha Reuters me telefon zyrtari i policisë Santosh Rokka.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *