Polonia është tronditur nga një tërmet, ku për pasojë humbi jetën një punonjës i minierës dhe pesë të tjerë u plagosën.
Ngjarja ndodhi në Bielszowice të Polonisë jugore. Një zëdhënës i Grupit Polak të Minierave tha se pesë minatorë u nxorën në sipërfaqe, të plagosur por të ndërgjegjshëm dhe u dërguan në spital.