Një tërmet i fortë është ndjerë në Napoli nga qytetarë të shumtë, në pjesë të ndryshme të qytetit.
Për momentin nuk raportohet për dëme, sipas mediave italiane, megjithëse ka pasur skena paniku me njerëz në rrugë.
Lëkundjet kanë qenë disa, por magnituda më të madhe ishte 3.8 në një thellësi prej 1.7 kilometrash.
Vëmendja e sizmologëve dhe vullkanologëve për atë që po ndodh “është konstante”, edhe nëse “deri më sot nuk po na jep indikacione për ndryshime të papritura në krahasim me trendin e vërejtur në 10 vitet e fundit”, tha vullkanologu Giovanni Macedonio.