Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok. Autoritetet raportojnë për 1037 viktima dhe 1204 të plagosur.
Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur, thanë autoritet.
Ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.
Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.
Tërmeti ra në orën 23:11 të së premtes.
Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.