JiL.al - Jeto i Lumtur

Terrori në Athinë: Papritmas dëgjova më shumë se 100

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Isha në shtëpi dhe papritmas dëgjova të shtëna. Mbi 100-150 të shtëna”, thotë për median në vendngjarje një banor i zonës, në lidhje me masakrën me gjashtë të vdekur, të ndodhur pasditen e së hënës në Lutsa, Athinë.

Burri, i cili ishte i pari që lajmëroi autoritetet, shton: “Në fillim mendova se po bëhej një dasmë. Dola jashtë, shkova për të parë saktësisht se çfarë po ndodhte dhe ajo që pashë ishte vërtet e tmerrshme.

Katër persona brenda makinës kishi  vdekur dhe dy jashtë. Kam thirrur policinë, kanë ardhur. Kjo është ajo që pashë dhe kjo është ajo që dëgjova. Rreth orës 6 e 15 pasdite.’

Egërsia e ekzekutimit, tregon një plan veprimi të mirëorganizuar, nga vrasës profesionistë, të cilët përfunduan një kontratë vdekjeje të paprecedentë, e cila nuk është regjistruar më parë në Greqi.

Një tjetër dëshmitar tregon:

“Isha në shtëpi me kompjuter, dëgjoj një të shtënë. Ishin të shtëna të vazhdueshme. Nuk po pushonin. Them se kjo është padyshim një armë sepse pagëzim apo dasmë të hënën nuk bëhet fjalë.

Dhe më pas, pasi krismat ndaluan pak, vazhduan sërish. Thashë se diçka po ndodh. Në të njëjtën kohë pashë në televizor se në Artemisa ka të shtëna.

Dola nga rruga e poshtme, pashë makinën. Dy trupa ishin të mbuluar nga jashtë. Kur e pyeta komshijen që banon pranë, më thotë se janë katër brenda dhe dy jashtë.

Pas 20 minutash ka ardhur Policia dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes. Por kuptova që në hapësirën (ku kishte armëpushim) ishin të shtëna të lira. Dëgjova 10-15 të shtëna dhe më pas edhe 6-7”.

Burime policore flasin për larje hesapesh. Informacionet e para bëjnë me dije se mund të jenë grupe rivale të mafiozëve shqiptarë.

Gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm.

Të vdekurit u gjetën në një makinë me targa gjermane.

Të shtënat me sa duket janë drejtuar në drejtim të makinës me targa të huaja, të cilat po kontrollohen për të parë nëse janë false.

Xhelatët i “gazuan” viktimat e tyre me mbi 25 plumba. Është ende e paqartë nëse ka pasur një shkëmbim zjarri apo nëse ka qenë një ekzekutim gjakftohtë.

Nga vendndodhja ku janë gjetur viktimat, burime policore vlerësojnë se i gjashti ka qenë edhe drejtuesi i mjetit, i cili i ka marrë plumbat jashtë makinës.

Ai dyshohet se ka tentuar të reagojë kur sulmuesit kanë goditur me plumba mjetin, por edhe ai ka rënë i vdekur në pjesën e pasme të makinës. /noa.al

Scroll to Top