Thellohen hetimet për skandalin seksual që rrënoi Safet Gjicin/ Kush është personi i tretë që publikoi në rrjetet sociale? Gazetari Elton Qyno zbulon lëvizjen e fundit të SPAK: Alma Kaçi është…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se video është zbuluar gjatë ekspertimit kompjuterik të pajisjes regjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici. Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marrë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar.

Por Alma Kaçi, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.
Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit.

40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerrë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkriptuar.

Tashmë në burg ka përfunduar ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe në “arrest shtëpie”, Alma Kaçi. Hetimi i prokurorisë së Posaçme SPAK është përqendruar në zbulimin e personit të tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin.

Njeriu që ende nuk është identifikuar ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici. Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerrë videon seksi në publik.

Videoja është marrë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit. Fillimisht gjithçka mund të ketë qenë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marrë materialin 2-minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marrëdhënie seksuale.

Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale. Kjo solli dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe pas dy javë hetime arrestimin e tij, për akuzën e korrupsionit pasiv.

Scroll to Top