Thellohet bilanci i viktimave pas zjarrit shkrumbues në klubin

Jil
Jil
2 Min Read

Së paku 13 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, njoftuan autoritetet të dielën.

Autoritetet kanë frikë se numri mund të rritet ende, për shkak se ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënojat e zjarrit.

Zjarri nisi në orët e hershme të së dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, njoftoi shërbimi emergjent në rrjetin social X.

Katër persona të tjerë u lënduan gjatë këtij incidenti.

Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit të natës. Zjarri e ka shkatërruar një pjesë të kulmit.about:blank

Jose Ballesta, kryetari i Murcias, tha se “do të nxirren ende trupa nga rrënojat”, e cila është një detyrë e vështirë, sipas tij, për shkak të “rrezikut të të shembjes”.

“Ndihemi të shkatërruar”, tha ai për televizionin spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i kërkojnë ende personat e raportuar si të zhdukur.about:blank

Ai tha se zjarri ishte ndezur rreth orës 6:00 të dielën dhe se ekipeve të shpëtimit iu deshën tri orë për ta vënë nën kontroll atë.

Ballesta theksoi se nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se ekipet po punojnë për ta kuptuar këtë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *