Theu xhamin dhe tentoi të “zbrazte” dyqanin që shiste

Jil
Jil
1 Min Read

Librazhd- Tentoi të vidhte në mesnatë, duke thyer xhamin e derës kryesore të një dyqani që tregtonte celularë dhe aparate dixhitale, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

33-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin “Gjergj Golemi”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *