Dy konkurrentët e “Për’puthen, Ledio dhe Enisa u përballën sot në “Për’puthen”, por diskutimi vazhdoi me ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.
Përballja në studio erdhi disa ditë pas debatit në emisionin e dashurisë, ku Ledio tha se nuk do të merrte kurrë përsipër riskun për të dalë me një vajzë që është edhe nënë me fëmijë, sikurse Enisa. Konkurrentja nga ana tjetër iu kthyer ashpër, duke i kërkuar “ta qepë gojën”.
Ofendimet mes të dyve vazhduan edhe sot.
Ledio: Çfarë të lëndoi nga ajo deklaratë
Enisa: Janë bërë shumë të mërzitshme, çdo puntatë Enisa dhe goca. Po e them për herë të fundit, nuk kam ardhur këtu që t’i gjej baba gocës, ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin. Kam ardhur këtu për veten. Kush më preferon mua si Enisë okej, kush nuk më pranon, shumë mirë. Dua të mbyllet ky lloj diskutimi
Ledio: Po ti m’u vërsule me gjithë këto ofendime
Enisa: Po ti e mohove
Enisa: Ta kam shpjeguar 500 herë për çfarë thashë po dhe për çfarë thashë jo. Lëreni të qetë Enisën. U mbyll ky diskutim
Ledio: Po për çfarë ke ardhur
Enisa: Kam ardhur për veten
Ledio: Dua të di çfarë ishin ato ofendime
Enisa: Po ti nuk ke pse ndërhyn?
Ledio: Nuk mund të ofendosh një mashkull
Enisa: Dua të të ofendoj, je i pacipë
Ledio: Nuk lejoj nënën time të më ofendojë
Enisa: Mjerë nëna jote kë paska në shtëpi
Ledio: Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë
Enisa: Fëmija im kur të ka parë në televizor, ka thyer televizorin nga mënyra si m’u drejtove
Ledio: Po unë them të vërtetën, nuk ke ardhur për ne e kalon në ofendime
Enisa: Pse të djeg ty?
Ledio: Unë një femër me një rimorke nga mbrapa nuk ia çoj nënës
Enisa: Nuk kam shprehur pëlqim për ty. Nuk je në shijet e mia
Ledio: Ik jashtë, sepse nuk e meriton këtë vend këtu
Sipas Ledios, Enisa nuk meriton të jetë konkurrente në “Për’puthen” dhe madje “nuk meriton të quhet femër”.
Ledio: Ky sezon nuk është për nënat me fëmijë. Ky program nuk është për ty
Enisa: Nëse asnjë nuk do të dalë me mua, unë çohem
Ledio: Je për përputhen +40
Enisa: Më marrsh të keqen. Ti je për komunitetin LGBT. Asnjë nga gocat nuk të pranon.
Ledio: Vini këtu në televizion me skenarë, bëni filma dy lekësha
Ledio: Duhet të më kërkosh ndjesë
Enisa: Nuk të kërkoj
Ledio: Atëherë nuk e meriton të jesh femër
Enisa: Ti nuk je askush se ta hedh takën kokës
Kjo ishte përballja më skandaloze dhe ofendime të tilla nuk do të lejohen kurrë më, tha moderatorja Megi Pojani, ndërsa dy konkurrentët nuk kursyen akuzat.
Ledio: Femrat si ty nuk i lë të lajnë banjon
Enisa: Meshkujt si ti i hedh në wc dhe i lë
Gjatë diskutimit me opinionistët në studio, konkurrentja shpërtheu në lot dhe kërkoi të largohet për t’u qetësuar.