Ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht…, poezi nga Nizar Qabbani
Në qoftë se do të kaloje kah rruga ku kalonim së bashku… jepi, buzëqesh! Më ço përmes hënës fjalë të bukura. Rrëfeji hënës rreth meje, rreth dëshirave tona dhe nostalgjisë. Rrëfeji rreth historive të ngjara mes nesh asobote. Sepse kujtimet janë miq, që flenë tek unë çdo natë. Rrëfeji asaj… rrëfeji rreth filxhanit të kafesë sonë dhe rreth shitësit të lëmekur të luleve. dhe rreth aromës së lagjes sonë dhe stacionit të mallkuar të autobusit, ku u ndamë dhe ku në çdo autobus gjeje nga një dhuratë. Derisa lamtumira të vijojë dhe fjalë të vjedhësh nga buzët e mia. Dhe kur ngjitesh me një buzëqeshje, më jep lamtumirën dhe kërkon qerpikun e fundit të syrit tim. Rrëfeji për shiun dhe aromën e dëlirë të tokës Rrëfeji për universitetin tonë dhe lëndët studimore Rrëfeji! Rrëfeji për ëndrrat tona, se si ato qenë si një kasolle e varfër, e mobiluar me kënaqësi dhe lumturi të praruar.. rrëfeji! Rrëfeji, pa asnjë druajtje, se je përmalluar fort për të
NIZAR QABBANI
Jeto I Lumtur.al