JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ti je shumë pise Dea”, Jori nuk përmbahet: E kishe komodinën gjithë pluhur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas spektaklit të djeshëm banorët janë ndarë në grupe duke biseduar. Dy prej tyre ishin Jori dhe Dea, të cilat po flisnin për rutinën e tyre ditore dhe pastërtinë. Dea tha se i pëlqen që mëngjeset t’i marrë avash avash, për të shijuar krevatin dhe rehatinë.

Me këtë nuk ka rënë dakord Jori e cila e ka quajtur dembelizëm të gjallë.


Dea: Mua më pëlqen të çohem dhe të dëgjoj nja 20 minuta muzikë, avash avash

Jori: Po ky është dembelizëm, nuk mund të humbësh kohën kot


Dea: Po ti nuk di ta shijosh

Jori: Unë i bëj të gjitha, dhe pastaj ti je shumë pise Dea, e kishe komodinën gjithë pluhur

Dea: Jo nuk jam pise, unë dje ia lashë krevatin Luizit dhe Kiarës

Jori: Pse krevati është gjithmonë i çrregullt dhe i pisët

Dea: I çrregullt po, jo i pisët

Jori: Është i pisët, se ti futesh aty me rroba

Scroll to Top