
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit e saj në rrjete sociale me një postim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, Kreshnik Gjergji.
Krahas një fotografie nga momenti i lindjes së djalit të tyre, Dafina i ka bërë një dedikim plot dashuri dhe mirënjohje.

“Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe babi i djalit tonë. Të dua pafund!”, ka shkruar ajo.
Momenti është nga ambientet e maternitetit, ku çifti duket i lumtur dhe i emocionuar teksa përjetojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.