Tjetër dasëm në horizont Çifti i dashur për publikun do të kurorëzojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Duket se dasmave të showbiz-it shqiptar, do t’i shtohet edhe një tjetër.

Dasma e Marsela Çibukaj mund të mos jetë shumë larg. Në një intervistë për emisionin “Rudina”, artistja foli për jetën e saj private dhe marrëdhënien me Vitmarin.

Megjithëse me humor Marsela u shpreh se sot dasmat janë bërë shumë të shtrenjta, por megjithatë shumë shpejt mund të kemi një ceremoni të ciftit.

Artistja tregoi se këto kohë puna ka qenë angazhimi kryesor i saj dhe Vitmarit, por shumë shpejt vëmendja e tyre do të kthehet të dasma.

“Kam shumë shoqëri dhe miqësi në fakt me të gjithë, edhe për shkak të punës të cilët të gjithë ofrohen kur do ta bëjmë këtë dasmën sepse i kemi gati të gjitha. Mirëpo, ç’është e vërteta, ia vlen gjithmonë të festosh, domethënë jeta duhet celebruar, për sa kohë gëzojmë çdo ditë që na dhuron Zoti duhet festuar dhe çdo festë është mëse e arsyetuar që të bëhet, pse jo edhe për të celebruar dashurinë. Ne jemi marrë më tepër me pjesën e punës dhe të jetojmë njëri-tjetrin ashtu siç jeta na ka sjellë. Nuk mund të them që nuk e kemi menduar, pse jo edhe mund të vijë një festë e bukur për njerëzit që na duan,”-u shpreh artistja.

Scroll to Top