Tjetër sulm kibernetik, sulmohen disa institucione, mes tyre

Jil
Jil
1 Min Read

Një sulm kibernetik ka përfshirë disa institucione në Shqipëri, raporton News24.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se mes këtyre institucioneve është edhe faqja zyrtare e Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Mësohet se sulmet kibernetike në institucionet shtetërore janë prej 3-4 ditësh, por ministria e Brendshme thotë sistemet e brendshme të institucioneve janë funksionale.

Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm nga një grup hackerash, por kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare ëeb. Konfirmohet se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.about:blank

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar sistemet elektronike të shtetit shqiptar u goditën nga një sulm kibernetik nga grupi iranian i ashtuquajtur “Homeland Justice”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *