I vihet bomba komisariatit të policisë, zbardhen detajet e para

Editor
1 Min Read

Frikë dhe panik gjatë mesditës së kësaj të hëne në Athinë, ku një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie.about:blank

Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi me një telefonatë për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen. Ai u la afat autoriteteve rreth 45 minuta për të ndërhyrë ose ndryshe do të kryente shpërthimin.

Bomba ishte vendosur pranë selisë së forcave MAT. Forcat xheniere të policisë së Athinës rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të çmontonin në kohë pajisjen shpërthyese.

Mekanizmi shpërthyes që ndodhej brenda një kutie plastike kishte, përveç orës, dy detonatorë e një çelës, dhe përmbante 500 gram eksploziv të llojit C4 dhe 150 gram dinamit xhelato.

Hetimi për rastin u ndërmor nga Shërbimi i Antiterrorit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *