Tmerr në aeroport, përplasen në pistë dy avionë pasagjerësh

Editor
1 Min Read

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një aeroport në Japoni, në atë që është incidenti i dytë ajror, pas atij të ndodhur në aeroportin Haneda të Tokios më 2 janar, ku pesë persona humbën jetën.about:blank

Pasi avioni i Japan Airlines me 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi u shkrumbua si pasojë e përplasjes me një avion të rojës bregdetare, këtë herë avionët e Korean Air dhe Cathay Pacific ranë në kontakt në aeroportin New Chitose të Hokkaidos.

Incidenti ndodhi në orën 17:30 me kohën lokale. Avioni i Cathay Pacific pa pasagjerë në bord ishte parkuar në pistë kur u godit nga avioni në lëvizje i Korean Air, sipas transmetuesit japonez NHK.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, avioni i Korean Air ishte duke u përgatitur për nisje kur krahu i tij i majtë u përplas me krahun e djathtë dhe bishtin e avionit të Cathay Pacific të parkuar pranë tij. Fotot e realizuara nga dëshmitarët tregojnë një të çarë në krahun e avionit të Cathay Pacific.

Në bordin e fluturimit të Korean Air ishin 289 pasagjerë. “Nuk ka pasur të lënduar dhe linja ajrore po bashkëpunon me të gjitha autoritetet përkatëse”, tha zëdhënësja e kompanisë së fluturimit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *