JiL.al - Jeto i Lumtur

Tradhtia e ka emrin Edi Rama, ja si kryeministri shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Rama vazhdon të jetë në një linjë me presidentin Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm Daçiç pas tensioneve që kanë shpërthyer sërish në Veri ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga sulmi terrorist i organizuar nga serbët. Ai ka deklaruar se KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Është artikuluar qartë së fundmi nga presidenti serb, por edhe besniku i tij Daçiç. “E përsërita kërkesën që sigurinë në veri të Kosovës ta marrin pjesëtarët e KFOR-it, i cili ka kapacitete për të parandaluar veprimet e dhunshme të Prishtinës”, ka thënë Vuçiç. Fjalët e liderit serb më pas i përsëriti Rama.about:blank

Vetë KFOR, por edhe qeveria e Kosovës ka kërkuar kryesisht shtimin e trupave në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, por jo nxjerrjen jashtë loje të forcave të Kosovës. Edhe lideri Albin Kurti tha së fundmi se është Policia e Kosovës ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR.

Gjithashtu dhe presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj

Ndërkohë, kryeministri doli edhe kundër qëndrimit të mbajtur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.  Në një qëndrim të mbajtur para dy ditësh, kryediplomati amerikan tha se Policia e Kosovës “ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”. “SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken dy ditë më parë.

Pasi të gjithë e masakruan me qëndrimin anti-shqiptar që mbajti, Rama ka reaguar sot ndaj tyre duke tentuar të justifikojë propozimin e tij. Ai shpreh se ka biseduar me ndërkombëtarët, teksa akuzon Prishtinën se po i fryn tullumbaces së konspiracionit. Madje ai arrin deri aty sa thotë se KFOR është NATO. Por trupat e KFOR-it, janë nga 27 shtete të botës, kanë për mandat që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.about:blank

Por qëndrimi i tij anti-shqiptar nuk është diçka e re, pasi 10 vitet e tij në pushtet kanë qenë të mbushura me tradhti ndaj Kosovës. Ai arriti deri aty sa çoi në anulimin e një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë më 14 qershor në qytetin e Gjakovës. Por jo vetëm kaq. Të “zezat” e tij nuk numërohen.

Vuçiç ka tentuar shpesh të ndezë konflikt me Kosovën duke iu çuar ushtrinë në kufi. Është ky personazh, i cili është marrë në mbrojtje nga Rama duke përdorur në këtë mes dhe nismën e “Ballkanit të Hapur”.about:blank

Gjithë këtë periudhë kryemin istri shqiptar ka sulmuar ashpër lidershipin kosovar për shkak se nuk pranonte të bëhej pjesë e këtij projekti, i cili është kundërshtuar fort nga Albin Kurti për shkak të qëndrimeve anti-shqiptare të Vuçiçit që nga pas fshiheshin interesa ruse. Koha e vërtetoi se Prishtina kishte të drejtë.

“Ballkani i Hapur” i dyshes Rama-Vuçiç thjesht ka ndërruar emër, por qëllimet i ka të njëjta. Planet ruso-serbe për shqiptarët u ringjallën për herë të parë për publikun në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë, ku dyshja Rama-Vuçiç prezantuan projektin si një nismë për të bashkuar rajonin, por në prapaskenë si qëllim për të krijuar një Jugosllavi të Re, ku si projekt ishte një lojë e Beogradit dhe e Rusisë si sfidë ndaj NATO dhe Bashkimit Evropian. Projekti shumë qartë shfaqet si minues për të ardhmen e shqiptarëve, pasi nostalgjikët e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, vazhdojnë të tentojnë të tërheqin në vallen e tyre edhe Kosovën e cila tani është shfaqur totalisht kundër me manovrat e dyshes Rama-Vuçiç për të ngjallur kohën e Millosheviçit.about:blank

Ishte Sergei Lavrov, i cili më 6 qershor të vitit 2022 e demaskoi këtë projekt, si pjesë e një diversioni për të futur vendet e Ballkanit në sherr me Brukselin. Kryediplomati rus tha vjet se Ballkani i Hapur është një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështet këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit. “Natyrisht ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e donin këtë, ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për Beogradin, duke përfshirë projektin Ballkani i Hapur. Tani është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan të kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov. Kjo ishte një ndër deklaratat më të forta të bëra për herë të parë nga Rusia në lidhje me Ballkanin e Hapur. Pra u konfirmua se Ballkani i Hapur i dyshes Rama-Vuçiç ishte një pjellë e Rusisë. Kjo situatë tregon qartë se Rama nuk ka as autorizim, as kredibilitet e as të drejtë të falë, flasë e pajtohet për Kosovën, as për të ardhmen, as për të tashmen e edhe më pak për të shkuarën.

Scroll to Top