Tragjedi/ Përfshihet nga flakët shtëpia, shuhet familja me 7 anëtarë

Jil
Jil
2 Min Read

Një banesë është përfshirë nga flakët në Belgjikë, dhe si pasojë kanë humbur jetën shtatë anëtarë të një familje.about:blank

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka ardhur si pasojë e një incidenti dhe në ato momemente familja po flinte.

“Fëmijët, katër vajza nga mosha 5 deri në 14 vjeç, të gjithë ndiqnin shkollën dhe prindërit e tyre ishin të përfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore të komunitetit. Jam i shkatërruar, kaq shumë të vdekur nga zjarri, nuk kam parë diçka të tillë për 30 vjet”,  tha kryebashkiaku Eric Dozon. Kjo tragjedi e ka zhytur në zi këtë qytet që ndodhet midis Namurit dhe Lièges.

Zjarri dyshohet se ka nisur aty ku ndodhej një divan dhe tymi toksik i lëshuar nga djegia e divanit rezultoi fatal për familjen, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege. Sipas saj, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër, nga një qiri ose një cigare e ndezur.

Zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje, por nuk mundën të hynin në shtëpinë, e cila tashmë ishte përfshirë nga flakët.

Lexo edhe:
Ndodh në Itali – Shqiptari tenton ti vejë flakën godinës së prokurorisë
Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër, digjet plotësisht

“Kur mbërritëm, fasada ishte kthyer tashmë në një mur zjarri, flakët po e përfshinin ndërtesën nga kati përdhes në katin e dytë”, shpjegoi drejtuesi i tyre, Christoph Zando. Sipas Zando, shtëpia nuk kishte detektorë tymi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *