Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës portin e Pireut. Mediat në vend raportojnë se një 36-vjeçar ka humbur jetën teksa përpiqej të hipte në bordin e një anije që ishte nisur.
Ndërkohë, është publikuar edhe videoja e momentit kur punonjësit e anijes Blue Horizon, shtyjnë 36-vjeçarin për ta përzënë nga mjeti lundrues.
Anija është gati për nisje nga porti i Pireut me destinacion portin e Heraklion, Kretë kur një një person shihet duke ecur me vrap për të kapur portën e anijes që po mbyllej.
E ndërsa 36-vjeçari arriti të ngjitej, ekuipazhi e shtyn disa here derisa ai për një moment mbetet i varur e pastaj përfundon në det.
Ai lufton për disa çaste me dallgët dhe nuk dihet nëse 36-vjeçari e humbi jetën si pasojë e mbytjes apo nëse ka përplasur kokën. Ndërkohë që anija Blue Horizon vijoi lundrimin për në Heraklion sikur të mos kishte ndodhur asgjë.