Tragjedia në Gjermani, një nga katër shqiptarët akoma nën rrënoja

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë regjistruar të hënën në Hamburg të Gjermanisë ku 4 punëtorë shqiptarë kanë humbur jetën pas rënies nga skela në një kantier ndërtimi.about:blank

Gjithashtu raportohet se një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Nga raportimet e fundit nga media gjermane, BILD mësohet se një prej viktimave nuk është nxjerrë dot ende nga rrënojat.

Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.

Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë pasi në skela kishte edhe materiale të cilat i kanë zënë poshtë.

Personi tjetër mësohet se nuk është nxjerrë akoma dhe ndodhet i mbuluar nga rrënojat.about:blank

Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë. H

Sipas asaj që shkruan BILD dyshohet se skela nuk është vendosur siç duhet. Të njëjtat burime thonë se aty ishin vendosur rreth 80 blloqe betoni megjithatë është e paqartë se si kjo mund të ketë ndikuar në aksident.about:blank

Subjekti që merrej me zbatimin e projektit nuk iu përgjigj interesimit të mediave nëse materialet ishin vendosur siç duhet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *