JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjedia në Gjermani, zbulohet kush është shqiptari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident tragjik në Hamburg të Gjermanisë u mori jetën 4 shqiptarëve të cilët po punonin ndërsa u shemb një skelë.

Ndërkohë një prej punëtorëve, 33-vjeçari Alfred Visha, i cili ndodhet në gjendje kome mësohet se është baba i tre fëmijëve.

Gjithashtu në një intervistë televizive, daja i tij, Luan Cemenja, i shqetësuar tregon se si shumë shqiptarë të tjerë kishte shkuar drejt Gjermanisë për arsye punësimi.

Visha mësohet se punonte për të siguruar jetën e tre fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri në një fshat të Matit.

Ndërkohë puna e tij ishte sezonale, pasi Visha largohej drejt Gjermanisë çdo tre muaj me pasaportë shqiptare.

Përmes rrëfimit të dajës së tij, kuptohet se 38-vjeçari punonte në të zezë, me orare të tejzgjatura dhe siguri të dyshimtë teknike për një pagesë rreth 10 euro në ditë.

Cemenja ka drejtuar dhe një thirrje për shtetin ndërsa kërkon ndihmë për familjen që jeton në Mat, e cila sipas tij është në kushte të vështira.

Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, punëtor ndërtimi në atë skele me origjinë nga Dibra

Pas më shumë se 35 orësh, operacioni i vështirë përfundoi të martën në mbrëmje kur u nxor i pajetë nga rrënojat punëtori i fundit. Sipas policisë gjermane këtë të martë viktimat ishin shtetas shqiptarë dhe jo bullgarë siç u raportua në fillim pasi të gjithë kishin pasaporta të falsifikuara bullgare. Konfuzioni në informacion u krijua për shkak se shqiptarët punonin me dokumente false bullgare.

Punëtoret shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit. Pasi u rrezuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër. Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtore shqiptarë me plagë e trauma të shumta.

Në vendin e aksidentit mjete të rënda punuan intensivisht për të shpëtuar të plagosurit ndërsa 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe specialistët e policisë kriminale gjermane po hetojnë për ngjarjen e rendë. Edhe në datën 2 shtator të këtij viti ndodhi një aksident i ngjashëm ku katër punëtorë ranë nga skelat dhe u plagosën rëndë.

Scroll to Top