Tragjike, zjarri përfshin maternitetin, ja numri i foshnjave

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin ku katër foshnja kanë vdekur pasi një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një maternitet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.about:blank

Zjarri ra në orën 03:00 të mëngjesit të datës 9 janar dhe u shua në një kohë të shkurtër. Fillimisht u tha se të gjithë ata që ndodheshin në spital u evakuuan, por rreth një orë më vonë, në një tjetër deklaratë u tha se janë gjetur trupat e katër foshnjave.

“Gjatë hetimeve paraprake u konstatua se 3 persona janë shtruar në departamentin e toksikologjisë në Qendrën Mjekësore Klinike për shkak të helmimit me tym. Me keqardhje konstatojmë se janë gjetur të vdekur trupat e 4 foshnjave, të cilët po trajtoheshin në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Azerbajxhanit.

Prokurori i Përgjithshëm Kamran Aliyev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se autorët do të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Fatkeqësisht, jeta e katër foshnjave nuk u shpëtua. Ishin në reanimacion. Na duhet kohë për një hetim të plotë. Autorët do të dalin para drejtësisë”, u shpreh ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *