Tragjike në Greqi, 50 vjeçari shqiptar humb jetën në sy të fëmijëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 50 vjeçar shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës në sy të ish gruas dhe fëmijëve të tyre pas një sherri.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kalo Nero në Messinia.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, 50 vjeçari shkoi në një fushë dhe qëlloi veten me armë, duke ndërruar jetë në vend.

Pas një debati të ashpër me ish-gruan, fillimisht 50 vjeçari qëlloi me armë zjarri në ajër, më pas fëmijët u përpoqin ta qetësonin por nuk e arritën një gjë të tillë.

Për ngjarjen tragjike janë njoftuar organet kompetente ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që e çuan 50 vjeçarin shqiptar drejt këtij akti të rëndë.

Scroll to Top