Tragjike/ Reperi i njohur ndërron jetë teksa performonte në skenë (VIDEO)

Jil
Jil
2 Min Read

Costa Titch, reperi 28-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua teksa po performonte në skenë në Afrikën e Jugut.

Homazhe janë bërë për Costa Titch, emri i vërtetë i të cilit ishte Constantinos Tsobanoglou.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan pamje të reperit duke u penguar dhe rrëzuar në tokë gjatë performancës së tij përpara se të ndihmohej të ngrihej.

Ylli i Afrikës së Jugut vazhdoi të performojë dhe përfundoi performancën e tij. Disa sekonda më vonë ai u rrëzua për herë të dytë.

Sipas Sky News, incidenti ka ndodhur para fansave në Festivalin e Muzikës Ultra në Qendrën Nasrec Expo në Johannesburg të shtunën. Ai vdiq më vonë në spital.

Me anë të një postimi në Instagram, familja e tij ka konfirmuar vdekjen e reperit dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.

“Vdekja na trokiti tragjikisht në derën tonë, duke na grabitur djalin, vëllain dhe nipin tonë të dashur, Constantinos Tsobanoglou, të cilin Afrika e Jugut e kishte dashuruar dhe adhuruar me emrin e tij artistik “Costa Titch”, thanë ata.

Lexo të radhës

Deklaroi se ‘donte t’i vriste fëmijën’/ Fjolla Morina sqaron ndjekësit pas deklaratave tronditëse

Luizi nxjerr ‘zbuluar’ pikën e dobët të Oltës brenda shtëpisë së “BBVA”

Përqafim mes Kurtit dhe kryediplomatit grek, a po i afrohet Greqia njohjes së…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *