Transferimi rekord i Liverpool bën autokritikë

Jil
Jil
1 Min Read

Darwin Nunez u transferua këtë verë te Liverpool nga Benfica për shumë rekord të 85 milionë paundëve.

Megjithatë, ambientimi i 23-vjeçarit me futbollin në ishull nuk ka shkuar sipas parashikimeve teksa uruguajani është përballur shpeshherë me kritika, edhe pse ka qenë nën mbrojtjen e trajnerit Jurgen Klopp.

Së fundmi, vetë Nunez provon të bëjë autokritikë duke e theksuar në një intervistë për Sky Sports se nuk po luan mirë dhe se i duhet ende të përmirësohet.

“Mendoj se nuk po luaj mirë në këtë moment, megjithatë çdo ditë në stërvitje unë mundohem të përmirësohem. Klopp e di mirë se pika ime e fortë është shpejtësia dhe lëvizjet në hapësirat boshe.

Por, ai gjithnjë më thotë se në fushë duhet të jem i qetë dhe të lëvizë më shumë sepse jam një lojtar me kualitet. Këtë kërkon më së shumti, pa harruar sigurisht edhe golat.

Kërkon qetësinë sepse nëse godas me inat atëherë shkon keq”, u shpreh Nunez.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *