Transferohet “qelia e qeverisë”, ja ku dërgohen të burgosurit

Editor
1 Min Read

Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe të tjerë të arrestuar transferohen në burgun e Fierit.

Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë burgut.

Sipas po të njëjtave burime bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit.

Vetëm pak ditë më parë Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqën.

Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit la në burg 11 zyrtarë të arrestuar pas ngjarjes së rëndë, ndërsa ndaj njërit prej tyre u la masa arrest shtëpie pasi ka një fëmijë të paralizuar.

Me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit e “qelisë qeveritare” të transferohen në një burg tjetër.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *