Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt vendit fqinj

Editor
3 Min Read

Një 22-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni”.

I riu u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt shumës 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës.

Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se ai po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 22-vjeçari nga Shkodra.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.about:blank

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin e koduar “Stacioni”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. D, 22 vjeç, banues në Dukagjin, Shkodër.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës. Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se shtetasi A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 500 Euro për person, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.about:blank

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *