Vendi i tretë i Kupës së Botës “Katar 2022” i përket Kroacisë. Ekipi ballkanas ka arritur të mundë me rezultatin 2-1 kombëtraren e Marokut.
Të tre golat u realizuan në fraksionin e parë të lojës. Fillimisht ishte Kroacia e cila shënoi me qendërmbrojtësin Gvardiol në minutën e ‘7 pas një aksioni perfekt nga goditja e dënimit. Dy minuta më vonë Ashraf Dari barazoi provizorisht rezultatin për Marokun pas një goli me kokë.
Por teksa, të gjithë menduan se ekipet do shkonin drejt pushimit midis pjesëve me rezultatin e barabartë, në minutën e ’42 Orsiç çoi topin në rrjetë me një goditje të bukur jashtë zone duke i dhënë dhe golin e fitores ekipit të tij.
Një medalje e bronztë për lojtarët ballkanas që realizojnë një tjetër botëror fantastik, pasi shkuan në finale në vitin 2018. Po ashtu, një botëror i sukseshëm ky edhe për Marokun, i cili ishte ekipi i parë afrikan në gjysmëfinale botërori.