Tre parashuta në shtëpinë e BBV 4, për kë ishin?

Editor
1 Min Read

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, surprizohen herë pas here nga fansat e tyre apo dhe nga familjarët

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, surprizohen herë pas here nga fansat e tyre apo dhe nga familjarët. Ata nisin parashuta me fotot e tyre, duke u treguar se i ndjekin dhe i mbështesin.

Tre parashuta erdhën sot, ku secila prej tyre kishte foton e Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët ishin të emocionuar nga kjo surprizë e këndshme.

Teksa ndodheshin jashtë, tre banorët janë përqafuar me njëri-tjetrin kur panë dhuratën e bukur nga çunat e Londrës.

Egli, Gjesti dhe Rozana dërguan zemra në drejtim të parashutave, për të falënderuar fansat që kanë nisur këtë surprizë.

“Faleminderit shumë, ju duam shumë”, thoshte Egli.

“E kemi bërë ty, shkrumb e kemi bërë”, dëgjohet të thotë Gjesti.

“Spektakël”, thotë Egli dhe Gjesti ia pret: “Apokalips”.

Ndërkohë banorët e tjerë që ndodheshin jashtë qëndruan në heshtje, vetëm Jozi komentoi Rozanën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al