Tre të vdekur, gjashtë të plagosur kur ish-polici hap zjarr

Jil
Jil
2 Min Read

Autori i dyshuar tashmë ka vdekur, ndërsa policia tha se konflikti kishte nisur pas një debati me bashkëshorten e tij.

Si rezultat i tragjedisë, tre njerëz kanë mbetur të vdekur dhe pesë të plagosur pas zjarrit të armëve në barin e njohur të motoçiklistëve në Kaliforni.

Policia kishte ardhur mbrëmë në klubin Cook’s Corner, pranë kenionit të Trabuco në Kaliforni, pas raportimeve për përplasje fizike dhe të shtëna me armë.

Autori besohet se është polic i dalë në pension, që kishte debatuar me bashkëshorten e tij para se të niste tragjedia. Pamje të rënda nga vendngjarja tregoni trupa të shtrirë përtokë, të mbuluar me çarçafë për të ruajtur identitetin. Autori gjithashtu ka vdekur pasi ishte qëlluar nga oficerët që erdhën në Cook’s Corner, bar dhe restorant pranë liqenit të kenionit Trabuco, shkruante rrjeti lokal KCAL News. Raportimet nuk bënin plotësisht të qartë nëse autori ishte vrarë nga oficerët apo kishte vrarë veten.

Ai besohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij, shkruanin mediat. Por një total prej shtatë personash të tjerë u prekën nga plumbat, përfshi dhe kuzhinierin e lokalit.

Zyrtarët nuk kanë identifikuar publikisht autorin, por burimet thonin se kishte punuar për 30 vjet me policinë e Ventura, dhe besohet se ishte i vetmi person që ka qëlluar.

Dy nga të plagosurit ishin në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët ishin jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *