Tre të vdekur, plagosje dhe pengmarrje! Ngjarjet që tronditën

Jil
Jil
12 Min Read

Në kulmin e sezonit turistik disa ngjarje në ditët e fundit e kanë kthyer Sarandën në kryefjalë të kronikës së zezë. Dy ditë më parë, dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident në orët e para teksa po zbardhte dita.about:blank

Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent, Elio Rraku. Përplasja ishte fatale. Italianët vdiqën në vend. 17-vjeçari Rraku që po drejtonte makinën pa patentë dhe shoku i tij u dërguan në spital. Adoleshenti u arrestua disa orë më pas.

Sot erdhi një tjetër lajm i zi nga Saranda. Pak pas mesnate ndërroi jetë 17-vjeçari Antonio Delilaj, pasi e zuri poshtë ashensori duke ngjitur nga bodrumi disa koli me ujë.

Është prangosur Lulzim Allkushi, montuesi i ashensorit dhe është shpallur në kërkim Spiro Iliadhi, pronari i lokalit të natës. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme u plagosën edhe dy policë të repartit “Shqiponja”.

Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta janë dy efektivët që mbetën të lënduar nga aksidenti në Qafë Gjashtë. Cahani do t’i nënshtrohet një operacioni sepse ka thyer një gisht të dorës, ndërsa Meta vijon të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Motori u përplas nga një makinë që drejtohej nga një turist italian.about:blank

Dy ditë më parë në qytetin bregdetar ndodhi edhe një tjetër ngjarje që bëri bujë. Gjashtë pushues italianë u mbajt威而鋼 ën rreth një orë peng nga pronari i banesës në Sarandë Jashar Azemi me pretendimin se i kishin dëmtuar orenditë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *