“Tregojnë nivelin e shoqërisë”/ Ardit Çuni flet për komentet negative të publikut ndaj BBV: Injorancë të pretendosh se je besimtar dhe të mallkosh me vdekjen dhe sëmundjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Prej disa muajsh atë e shohim në rolin e opinionistit në ‘Big Brother Fan Club’.

Pjesë nga intervista:

Si e ka përjetuar këtë eksperiencë Arditi?

Ka qen Fun Club-i më i ndjekur në shifra dhe jam shumë i lumtur që ka funksionuar më së miri. Më thanë që është dhe Megi Pojani dhe mu duk goxha interesant. Megi është më e drejtpërdrejtë dhe më shpërthyese, unë mundohem të jem pak më korrekt me ekranin.

Komentet mallkuese të njerëzve për banorët e “BBV”, si i gjykon Arditi?

Komentet vjet nuk kanë qenë të këtij stadi, kaq mallkuese. Kam reaguar shpesh kur janë bullizuar banorët por për audiencën asnjëherë. Nëse ju mendoni që të ofendosh dikë që vdeksh apo t’i urosh sëmundje dhe të pretendosh se je besimtar, mua më duket anormale dhe injorancë. Reagova ashpër që kushdo t’i shoh dhe të edukohet. Nëse jeni të paplotësuar me jetën tuaj mos vini të më prishni ditën mua. Këtë vit ka pasur një histeri masive në komente. “BBV” nuk është lojë vetëm brenda, është një lojë që tregon nivelin e shoqërisë jashtë. Unë personalisht kam krijuar imunitet prej vitesh nga këto komente.

Scroll to Top