JiL.al - Jeto i Lumtur

Klea Huta tregon detaje të reja nga dasma e saj me Elgit Dodën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Jam shumë e lumtur për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë, për të gjithë njerëzit që e dëgjojnë e ma dërgojnë me video, që kanë filluar ta këndojnë nëpër dasma në momentin e tyre më të rëndësishëm. Është shumë e bukur. Edhe kur e nisa për ta bërë këtë këngë, doja me patjetër që të ishte diçka që na personifikonte ne të dyve, historinë tonë. Por gjithmonë në mendje kisha se kush është ajo histori dashurie që nuk ka kaluar këto gjëra që kemi kaluar ne. Dhe bashkë me Kledi Bahitin u përpoqëm ta bënim në atë formë që ta gjente veten kushdo.

Edhe pjesën e Kridit që e kam futur tek “lulëzove ti një jetë në trupin tim”, si dhuratë për kohë të bukur dhe të vështirë, edhe një çift që nuk ka fëmijë mund të kenë lulëzuar pranë njëri-tjetrit dashurinë. Dashuria është në forma të ndryshme. Unë doja shumë që kurdo të ishte dasma, unë t’i kushtoja një këngë Elgitit. Po shpresoja në fakt që ai të mos ta bënte të njëjtën gjë, duke qenë se është shumë e pritshme nga ai si producent e kompozitor.

Scroll to Top