Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Egjipt, ku një 15-vjeçare ka vrarë babain e saj, duke e djegur të gjallë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Atfih në jug të qytetit të Giza, ku e mitura e ka djegur të atin duke i vënë flakën shtëpisë.
Sipas autoriteteve, burri 36-vjeçar dhunonte nënën dhe vajza ishte shpesh herë prezente në sherret e tyre. Për këtë arsye ajo vendosi që teksa nëna nuk ishte në shtëpi, të hapte gazin në kuzhinë. Sapo babai i saj ndezi cigaren, shtëpia shpërtheu në flakë, duke i shkaktuar atij djegje të rëndë, që i morën dhe jetën në spital.
Teksa është marrë në pyetje nga policia, vajza ka treguar se babai pinte alkool, e po ashtu ishte i varur nga drogat dhe nuk shpenzonte paratë për shtëpinë. Ajo ka treguar se ai e ka dhunuar edhe atë, kur ndërhynte për të mbrojtur nënën e saj.