Tronditëse/ Gjendet një trup i dekompozuar në vendin fqinj, dyshohet se i përket një shqiptari, zbardhen detajet e para (EMRI+ FOTO)

Jil
Jil
2 Min Read

Gjendet në det një trup i dekompozuar, dyshohet për shqiptarin Shkëlqim Hysi.

Agoni në familje për babanë e dy fëmijëve që shkoi për të punuar në Kos dhe u zhduk.

Tronditëse/ Gjendet një trup i dekompozuar në vendin fqinj,

Informacionet deri tani besojnë se trupi që u gjend ne ujrat detare në ishullin Syros i përkasin shqiptarit 52-vjeçar Shkëlqim Hysi i zhdukur më 9 Prill 2023.

Autoritetet e patrullës detare kanë gjetur një kufomë në dekompozim të avancuar duke lundruar në zonën detare të portit të Siros mesditën e ditës së djeshme ( hënës, 8 maj) . Në vendngjarje ka shkuar një gomone patrulluese e Rojës Bregdetare, e cila me ndihmën e një zhytësi privat ka lokalizuar dhe marrë trupin e pajetë.

Shqetësim në familje ka shkaktuar zbulimi i një trupi në zonën detare të ishullit. Ekuipazhi i varkës që pa gjetjen makabre, njoftoi Autoritetet por nuk u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e saj.

Shkelqim Hysi, 53 vjeç, mbërriti në ishull në orët e para një muaji, të së dielës së 9 prillit dhe pas një telefonate të çuditshme, po atë ditë mori tragetin për t’u kthyer në Pirë, por për arsye të panjohura dhe zbriti në Siros, duke lënë valixhen e tij në traget.

Tashmë Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që kufoma t’i përkasë 53-vjeçarit të zhdukur, i cili u zhduk në orët e para të së dielës, më 9 prill, nga Kos, ku kishte shkuar në punë.

Tashmë pritet të bëhet AND-ja për të pare nëse trupi i përket shqiptarit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *