V
Policia zviceriane ka ekzekutuar një azilantë iranian pasi mori peng dhjetëra persona për disa orë në një tren në perëndim të Zvicrës. Raportohet se autori mbante me vete një thikë dhe një sëpatë, fatmirësisht asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar.about:blank
Azilanti mori peng pasagjerët mbrëmjen e së enjtes dhe policia, e njoftuar nga udhëtarët, e bllokoi zonën teksa treni ishte ndaluar në qytetin Essert-sous-Champvert, në qarkun Vaud. Iraniani, i cili kishte folur në gjuhën angleze dhe persisht, kishte kërkuar që edhe drejtuesi i trenit t’i bashkohej 15 pengjeve. Pas katër orëve që prej sa nisi incidenti, Policia u fut në tren dhe eliminoi 32-vjeçarin, pasi u përpoq të negociojë me të përmes një përkthyesi.
Më shumë se 60 oficerë u përfshin në këtë rast. “Pengjet u liruan shëndosh e mirë”, tha Policia në një komunikatë për media. Vincent Derouand, zëdhënës i zyrës së prokurorit në Vaud, tha se është duke u zhvilluar një hetim për të mësuar se cilat ishin motivet e azilkërkuesit.