Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e ‘Kavajës’. Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj.
Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.
Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes të dyjave.
Lajm në përditësim…