JiL.al - Jeto i Lumtur

Tronditet sërish Kosova/ Dhëndri vret vjehrrin me thikë (EMRAT)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmjen e djeshme.

Pas vrasjes së një vajze të re, e cila u gjet në një makinë, viktimë këtë herë ka ngelur një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen Emshir, ku një 60-vjeçar ëhstë vrarë nga dhëndri i tij.

Policia ka njoftuar se viktima Ali Kosova ka shkuar në spital i plagosur me thikë, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Autori dyshohet se është dhëndri i tij, Edon Bujupi, i cili pasi ka kryer krimin është arratisur.

Policia nuk ka mudnur ende ta arrestojë, teksa nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoiftimin e policisë.

Scroll to Top