Erjola dhe Graciano ishin dy banorët më të fundit që iu bashkuan garës prime-n e së martës.
Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga hyrja e tyre në Big Brother VIP, dyshja kanë qenë protagonistë të debateve.
Banorët e tjerë duket se nuk kanë pritur mirë Erjolën dhe Gracianon.
Erjola është gjykuar më së tepërmi nga konkurrentët, për shkak të mënyrës se si është sjellë në shtëpi.
”Trupi yll, mendja fyell”, u shpreh Lediona gjatë klipit që u transmetua.