Tubim dhe marshim për Palestinën të dielën në Tiranë

Jil
Jil
1 Min Read

Këtë të diel 5 nëntor është planifikuar të mbahet në Tiranë një protestë pro-palestinës.about:blank

Tubimi organizohet nga 6 shoqata të cilat janë “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “TUMED”, “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.

Në një njoftim për media të bërë nga organizatorët thuhet se protesta do të jetë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.

Tubimi do të nisë në orën 12:00, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.

“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *