Turistët e pësojnë keq! Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin

Jil
Jil
2 Min Read

Pas ngjarjes në Berat, duket se largimi pa paguar në restorant është kthyer në trend, por rasti i ndodhur në Scilla është ndryshe.

Një grup djemsh pasi konsumuan drekën janë larguar pa paguar faturën, por më pas janë detyruar të kthehen pasi kishin harruar telefonin.

Rastin e ka bërë të ditur menaxheri Francesco Praticò, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: Sot një skenë e bukur. Një grup prej katër personash rreth të 35-40-tave ulen, hanë drekën dhe me dinakëri, në konfuzion, vendosin të largohen pa paguar. Sa keq, megjithatë njëri prej tyre harron celularin në tavolinë, ata u kthyen 45 minuta më vonë me bishtin ndër shalë duke kërkuar falje.

Menaxheri i restorantit në provincën e Reggio Calabria tha për Corriere se pronari i telefonit qëndronte me kokën ulur.about:blank

“Nuk thamë asgjë, në këto raste është më mirë t’i lëmë të qetë. Gjithashtu pasi pronari i telefonit, i cili vazhdonte të lutej për falje me kokën ulur, në atë moment mezi priste të paguante dhe të largohej. Të vetëdijshëm se do të identifikoheshin lehtësisht përmes pajisjes, ata menduan se ishte e përshtatshme të ktheheshin për të paguar shumën e duhur. Por sa ishte fatura? 103 euro, pra rreth 25 euro secili: “A ia vlente vërtet?” pyet menaxheri, i cili shton “Me sa duket ata thjesht donin të përjetonin adrenalinën e shkeljes së ligjit, por besoj se në jetë kemi nevojë për respekt, ishte një gjest budalla dhe i papjekur”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *