U aludua për hakerim të faqes, reagon Gjykata e Lartë

Editor
1 Min Read

Pas lajmit se faqja e Gjykatës së Lartë është hakeruar nga grupi iranian i “Homeland Justice”, ka ardhur edhe reagimi i gjykatës.about:blank

Mesa duket nuk kemi të bëjmë me një hakerim, por po ndryshojnë faqen e internetit.

“Tek linku këtu hapet faqja e re, por për momentin vetëm në variantin mobile pasi po punohet ende për ta nxjerrë në variantin desktop.”- njofton gjykata.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, pre e hakerave ra faqja e Kuvendit të Shqipërisë, kompania telefonike “One Albania”, si dhe kompania e fluturimeve “Air Albian”.

Për të tre raste e mësipërme ka patur reagim nga “Homeland Justice” përmes faqes së tyre në Telegram, të cilët kanë marrë përsipër sulmet dhe kanë paralajmëruar se do të ketë dhe sulem të tjera ditët në vijim.

Madje, hakerat e “Homeland Justice” i kanë nxjerrë dhe në shitje të dhënat e shqiptarëve të marra nga kompania telefonike “One Albania”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *