U arrestua për trafikim droge, merret vendimi drastik

Editor
2 Min Read

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e punonjësit të Policisë, Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Emri/ U arrestua për trafikim droge, merret vendimi drastik ndaj Shefit

Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan–Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.

Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtperdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.about:blank

Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga rradhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *