JiL.al - Jeto i Lumtur

U arrestuan në tentativë për vrasje, merret vendimi për

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot në gjykatën e rrethit bregdetar u zhvillua seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve Aldi Mustafa dhe Klevis Kurdiu te dyshuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, vepra të kryera në bashkëpunim.about:blank

Të dy u ndaluan mbrëmjen e së shtunës më 30 shtator, ndërsa policia deklaroi se kishte të dhëna se Mustafa, person me precedentë penalë, po përgatitej të kryente një vrasje. Këtë akt të mundshëm grupi hetimor e lidhi me marrjen hak për shpërthimin me tritol që iu vendos Mustafës në muajin prill të këtij viti në Shkozet.

Dy vjet më parë, Mustafa u arrestua nga policia për të njëjtat vepra penale dhe u deklarua se me arrestimin e tij dhe 2 personave të tjerë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale, një vrasje me pagesë. Edhe atëherë arrestimi i tij u krye në zonën e Spitallës, po pas arrestimit nuk pati gjykim për të dhe situata u përsërit sërish. Ndërkohë shpërthimi me lëndë eksplozive i makinës së Mustafës në Shkozet të Durrësit, në fillim të muajit prill është ende një vepër e pazbardhur, pa autor, të paktën deri tani.

Scroll to Top