U copëtua nga makineria grirëse e mishit teksa po e pastronte

Jil
Jil
1 Min Read

Kjo është 50-vjeçarja shqiptare, e cila humbi jetën pasi u pre nga një makineri grirëse e mishit në një dyqan në Messolonghi mbrëmjen e së premtes (29 shtator).about:blank

Makineria grirëse e mishit i kapi flokët kur ajo po e pastronte, duke e bërë copash.

Policia greke vendosi në pranga pronarin e dyqanit, i cili akuzohet për një aksident në punë me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i shqiptares, e cila u identifikua si Ana, u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në Evinochori.

about:blank

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të 18-vjeçares, e cila punonte së bashku me të ëmën duke pastruar dyqanin për të siguruar jetesën.

“Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në atë gjendje”, tha një i afërm i viktimës për protothema.gr.about:blank

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pasi u zhvendos nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *