U dyshua se u vetëvra pas abuzimeve në ‘TikTok

Editor
2 Min Read

Është arrestuar bashkëshorti i Bedrie Lokës nga policia e Durrësit.about:blank

Sipas hetimeve rezultoi se Xhemal Loka kur ishte kthyer nga Greqia, konkretisht më datë 27 dhjetor e kishte kërcënuar për ta vrarë ashkëshorten me mjet prerës thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Por për këtë rast, 41-vjeçarja nuk kishte bërë kallëzim në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularët e bashkëshortëve Loka të cilët janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar, pasi në dhjetor të viti 2022, 41-vjeçarja kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj, por autoritetet heshtën dhe sot përgjegjësia bie mbi ta.about:blank

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi asnjë person nuk u vu para përgjegjësisë ligjore nga policia, por fatkeqësisht kjo situate shkaktoi viktimën e radhës.

Edhe vëllai i viktimës tha se bashkëshorti e dhunonte bedrien dhe dyshohet se ai mund ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.about:blank

Ai tha se viktima kishte shenja dhune në krahun e majtë ndaj apeloi ndaj institucioneve të bëjnë drejtësi.

“E ka mbyt burri i vet, jam më se i bindur, kam rrethanat, kam fëmijët. Nuk mendoja se do e çonte motrën në këtë pikë. 23 vite nuk i ka parë ditë të bardha në atë derë. Një fjalë të dobët për të në atë lagje nuk ka thënë, e kanë respektuar.about:blank

Isha në Greqi, më mori nusja në telefon, ka pirë Bedria helm. Erdha në varrim. I kam marrë nipat edhe mbesat, nuk i lë ata. Ça është pasuria e saj nuk kanë për ta gëzuar. Spitali thotë që nuk është rrahur, fëmijët thonë që është rrahur”, tha vëllai i të ndjerës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *