U godit me thikë pranë banesës, gazetari jep detaje për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë: Ja çfarë siguruam nga pamjet filmike

Jil
Jil
1 Min Read

I riu Stivens Toshkezi u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës pranë banesës së tij, pas një sherri me dy 18-vjeçarë.

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” tha se janë siguruar pamjet filmike, ku tregojnë edhe momentin ku dy adoleshentët kanë qëlluar me thikë 20-vjeçarin.

Gjithashtu gazetari Çelmeta tha se është marrë në pyetje edhe vajza, për të cilën dyshohet se ka nisur edhe sherri mes të rinjve që mori përmasa tragjike.

“Nga pamjet filmike duken dy të rinj që largohen nga zona dhe më pas largohen me automjet. Ka ndodhur në një orar ku ka pasur qarkullim, dhe shumë dëshmitarë okularë e kanë parë ngjarjen. 20-vjeçari punonte në dy turne. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale , si kamerat e sigurisë. Dhe gjithashtu më kanë bërë me dije se është marrë në pyetje edhe vajza, Po ashtu edhe të afërm të viktimë dhe të autorëve”, tha ndër të tjera gazetari Çelmeta.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *