U hodh në det nga oficerët e anijes, ky është i riu që vdiq

Jil
Jil
3 Min Read

Vrasja e Andonis Kariotis ka shkaktuar indinjatë të thellë në mbarë Greqinë. 36-vjeçarin nga Kreta e hodhën në det oficerët e anijes “Blue Horizon”, kur u përpoq të ngjitej në anije, pak sekonda pasi ajo u nis me 550 pasagjerë nga porti i Pireut me destinacion Portin e Iraklion, Kretë, mbrëmjen e 5 shtatorit.

Detaje të rënda të ngjarjes publikohen vazhdimisht dhe shtojnë akoma më shumë indinjatën e reagimit masiv të ditëve të fundit.

36-vjeçari që mesa duket kishte përqindje invaliditeti, një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, jetonte në shtëpi të komunës për shtresat e varfra, kohët e fundit kishte humbur nënën, mbështetjen e tij, ndërsa i pëlqente të vizitonte Athinën sa herë siguronte paratë e duhura për biletën.

Viktima ishte i njohur te të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi Kretë si një njeri tepër i dashur e punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë që bënte sa më shpesh mundej.

Këto të dhëna kanë bërë akoma më tragjike ngjarjen, duke shkaktuar shumë pikëpyetje për sjelljen e egër kriminale nga 2 oficerët e anijes ndaj 36-vjeçarit, si dhe njoftimin e thatë për pasagjerët “anija u vonua të niset nga porti i Pireut për shkak të një pengese të shkaktuar nga faktorë të jashtëm, pa lidhje me funksionim tonë”.

Për ngjarjen kriminale janë pozicionuar ministra dhe vetë kryeministri Mitsotakis, duke e konsideruar krim monstruoz. Katër të arrestuarit, mes tyre kapiteni i anijes dhe 3 oficerë kanë marrë afat shfajësimi ditën e shtunë, ndërsa përballen me akuza tepër të rënda, që parashikojnë dënim burgim të përjetshëm.

Anëtarët e ekuipazhit, teksa 36-vjeçari tentoi të hipte në anije pak minuta para nisjes, ata nuk e lejuan, përkundrazi e shtynë dy ose tre herë ndërsa ai tashmë ishte ngjitur në katapultë, si pasojë i riu fatkeq u gjend në det dhe gjeti vdekjen tragjike.

Në kujtim të Antonis Kariotis dje është penguar të largohet nga porti i Iraklios anija e itinerarit “Blue Horizon”. Disa protesta paqësore janë kryer në Pire, Selanik dhe Kretë, ndërsa vijon të jetë në vijën e parë të lajmeve dhe interesit publik, pavarësisht situatës emergjente që shkaktoi fenomeni “Daniel”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *